“KRU Prishtina” ka thënë se nuk ka fryerje të faturave të uji dhe as ngritje të çmimeve.
Përmes një postimi në Facebook, kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka thënë se gjatë kohës së pandemisë është treguar tejet me konsideratë në raport me konsumatorin, furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 orë, pavarësisht rritjes së konsumit.
“Mos aplikim të ndëshkimeve për konsumatorët që nuk kryejnë pagesa të rregullta për ujë e kanalizim ( mos dërgimi i lëndëve te përmbaruesit privat dhe mos aplikimi i shkyçjeve individuale për konsumatorët me borxhe), duke qenë të vetëdijshëm se, uji ka qenë esencial gjatë kësaj periudhe kur pothuajse gjithçka është ndërlidhur me higjienë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Postimi i plotë:
Ujësjellësi sqaron : Nuk ka fryerje të faturave të ujit dhe as ngritje të çmimit
Prishtinë, 3 qershor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina” sh.a. me të gjitha kapacitetet e saj, gjatë kohës së pandemisë është treguar tejet me konsideratë në raport me konsumatorin, furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 orë ( pavarësisht rritjes së konsumit), mos aplikim të ndëshkimeve për konsumatorët që nuk kryejnë pagesa të rregullta për ujë e kanalizim ( mos dërgimi i lëndëve te përmbaruesit privat dhe mos aplikimi i shkyçjeve individuale për konsumatorët me borxhe), duke qenë të vetëdijshëm se, uji ka qenë esencial gjatë kësaj periudhe kur pothuajse gjithçka është ndërlidhur me higjienë. Paralelisht me këtë u kemi bërë thirrje qytetarëve që të realizojnë pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim, për vetëm dy arsye, ruajtja e stabilitetit të kompanisë dhe mos lejimi i grumbullimit të borxheve për qytetarët.
Ujësjellësi i Prishtinës nuk ka fryer faturat e ujit në asnjë muaj.
Ujësjellësi, në asnjë mënyrë nuk e ka shfrytëzuar pandeminë për t’i “ plaqkitur” qytetarët ( siç kanë potencuar disa banorë të një hyrje banesore në lagjen “ Lakrishte” në njërën nga gazetat / portalet ).
Ata kishin potencuar se , shumica e tyre nuk kanë ujëmatës individual dhe faturimi bëhet me ujëmatësin e përbashkët.
Ua kujtojmë se, tarifat për shërbimin me ujë e kanalizim, përcaktohen nga Autoriteti Rregullator i Ujit ARRU, me ç’rast nuk ka ngritje të çmimit.
Poashtu, lexuesit ( inkasantët ) obligim ligjor e kanë leximin e ujëmatësit ( individual apo të përbashkët) , së paku një herë në tre muaj.
Inkurajojmë të gjithë konsumatorët e ndërtesave që kanë vetëm një ujëmatës të përbashkët, të vendosin ujëmatës individual, e më pas të regjistrojnë atë pranë zyrës për konsumatorë të KRU ” Prishtina”.
Gjatë periudhës së pandemisë faturimi është bërë mbi bazën e mesatarës së konsumit ( shpenzimit) gjatë tre muajve të fundit.
Çdo vendim i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve është i publikuar në ëëë.kru-prishtina.com
Sa i përket një shkrimi tjetër, në njërën nga gazetat se kinse ne kemi heshtur, nuk e kemi thënë asnjë fjalë dhe nuk kemi dhënë përgjigje lidhur me gjetjet të cilat kanë dërguar në shkarkimin e Auditorit të Brendshëm z. Gjelosh Gojani ( edhe pasi që gazetari i kishte bërë disa pyetje në adresën tonë), ne ua bëjmë me dije se, çdo vendim i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve është i publikuar në ëeb faqen e kompanisë, ëëë.kru-prishtina.com, madje vlenë të theksohet një praktikë e re transparente e aplikuar nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të kompanisë/ ftesa e tyre muajin e kaluar për përcjellje direkte të takimit, për të gjitha mediet, palë të interesit dhe qytetarët./Gazeta Sinjali/