image "KRU Prishtina" njofton se sot nuk do të ketë ujë në këto pjesë të Prishtinës

“KRU Prishtina” njofton se sot nuk do të ketë ujë në këto pjesë të Prishtinës

news image

“KRU Prishtina” njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. ka filluar menjëherë dhe pritet që të sanohet diku në orët e pasdites së sotme.

Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1./Gazeta Sinjali/