Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se ka marrë masat fillestare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në njoftimin e KRU “Hidrodrini” thuhet:
1. Prej sot fillon dezinfetimi i objektit të KRU “Hidrodrini” dhe Njësive Operative të zonës së mbulueshmërisë në komunat Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik. (Organizim i punonjësve me operatorin profesional me kontratë ekzistuese, vetëm me masa shtesë).
2. Në secilin ambient të brendshëm, stafi pajiset në zyra, pika popmpimi dhe objektet përcjellëse, me mjete sanitare dezinfektuese të duarve dhe të tjera higjienike. Stafi kujdeset për higjienën e ambientit të punës.
3. Pastrimi (nivel prevenues, shkallë e mesme) i automjeteve të terrenit të KRU “Hidrodrini”.
4. Kujdesi i shtuar dhe evitimi i kontakteve të inkasantëve me palët, sipas nevojës reduktimi i angazhimit të tyre në terren-varësisht nga rrethanat e ardhshme, të mundshme.
5. Zyrtarja për siguri dhe shëndet të punonjësve, me rekomandim të Kryeshefit Ekzekutiv ndërmerrë masa vetëdijesuese për stafin e punonjëseve.
6. Janë realizuar komunikimet e para ndërmjet kryeshefit ekzekutiv Agron Tigani, me stafin komunal dhe rajonal shëndetësorë, në favor të ngritjes së shkallës së gatishmërisë për bashkëpunim eventual në rast të identifikimit të ndonjë indikacioni shëndetësorë brenda stafit punonjës dhe kontakteve nga jashtë. Paraqitje e menjëhershme e rasteve të mundshme tek Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas KRU “Hidrodrini”, ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të merr masa parandaluese ndaj koronavirusit, duke pezulluar procesin mësimor deri më 27 mars 2020 dhe marrjen e vendimeve të tjera./GazetaSinjali/