Një person është lënduar sot, pasi që disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri, rreth orës 14:00 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ajo.
Ajo bëri të ditur se lidhur me rastin janë shoqëruar në stacionin policor tre persona si dhe është identifikuar personi i dyshuar.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, deklaroi Ahmeti./GazetaSinjali/