Një person është arrestuar në Vushtrri sepse dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se i dyshuari A.J., 20-vjeç, më datë 2 prill 2022, në Vushtrri ka kryer vjedhjen, ku cak ishte një shtëpi private.
“Stacioni Policor në Vushtrri ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Arrestimi i të dyshuarit A. J., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 2 prill 2022 në Vushtrri, ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.