image Kosovari tenton ta kalojë kufirin me thikë 16cm të gjatë

Siguri

Kosovari tenton ta kalojë kufirin me thikë 16cm të gjatë

news image

Një shtetas i Kosovës ka provuar që të futet në Kosovës nga pika kufitare në Merdar, me një thikë rreth 16 cm të gjatë, raporton Gazeta Sinjali.

Por, ai u ndalua nga policia kufitare, e cila i gjeti thikën gjatë një kontrolli në çantën e tij.

Policia njofton se ia ka konfiskuar thikën dhe pasaportën.

Përveç kësaj, ai është udhëzuar që të paraqitet edhe te prokurori./Gazeta Sinjali/