image Kosovari paguante 3 mijë e 500 euro për ta dërguar në të ‘zezën’ në Belgjikë

Kosovë

Migrim/ Kosovari paguante 3 mijë e 500 euro për ta dërguar në të ‘zezën’ në Belgjikë

news image

Është arrestuar një person në pikën kufitare “Dheu i Bardh”, pasi që në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar një pasagjerit që ta dërgonte në Belgjikë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kur është ndalur vetura për kontroll, aty kishte qenë edhe një pasagjer me të cilin i dyshuari ishte marrë vesh që nëse e dërgonte në Belgjikë do ta paguante me 3 mijë e 500 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia pasi me vete në veturë e kishte pasur pasagjerin, viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë. Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind (3500) euro. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/