image Kosovarët në rolin e policisë, tallin shoferët me sirenë e sinjal, i "detyrojnë" t'i ndalin veturat në rrugë

Siguri

Kosovarët në rolin e policisë, tallin shoferët me sirenë e sinjal, i “detyrojnë” t’i ndalin veturat në rrugë

news image

Disa të rinj po përdorin sirenën dhe sinjalin e policisë për t’u tallur me shoferët në rrugë, të cilët po ndalojnë veturat, duke menduar se është vërtet policia, raporton Gazeta Sinjali.

Pamjet që dëshmojnë një gjë të tillë janë publikuar nga njëri (emër i njohur për redaksinë) prej këtyre të rinjve, në rrjetin social “TikTok”.

Video e parë u publikua gjashtë ditë më parë, për t’u përcjellë dy ditë pas edhe me një video tjetër.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse deri tani kanë pranuar ndonjë ankesë lidhur me këto raste, por nga zyra e mediave kanë thënë se nuk kanë informacione nëse është raportuar ndonjë rast i tillë.

Mirëpo, policia ka apeluar te qytetarët që në rast se hasin të tilla veprime të lajmërojnë policinë në numrin pa pagesë 192./Gazeta Sinjali/