image Kosovarët i shpërfillin masat për parandalimin e koronavirusit, vetëm dje u arrestuan 41 persona

Kosovë

Kosovarët i shpërfillin masat për parandalimin e koronavirusit, vetëm dje u arrestuan 41 persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar 41 persona pasi nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Pejë, Prizren, Klinë, Deqan, Gjakovë, Rahovec, Mitrovicë, Vushtrri, Leposaviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh, në Podujevë, policia ka arrestuar nëntë person pasi nuk e kanë respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19.

Gjashtë persona janë arrestuar në Gjakovë pasi sipas policisë të njëjtin nuk e kanë respektuar vendimin e qeverise për lëvizje të kufizuar. Katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë janë arrestuar katër persona, të njëjtit nuk kanë respektuar masat gjatë epidemisë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedure te rregullt.

Në Klinë janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Vushtrri pasi nuk kishin zbatuar masat e qeverisë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar .

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar.

Në Rahovec janë arrestuar tre të dyshuar për shkak që nuk e kanë respektuar  vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit Covid -19. Të tre janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse në Leposaviq janë arrestuar dy meshkuj Serb pasi të njëjtit gjatë kohës kur ishte ndaluar lëvizja e lirë e qytetareve e kanë prishë rendin dhe qetësinë publike duke thyer disa shishe të qelqit. Me urdhër të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Mitrovicë të veriut është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta  nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë.

Ndërsa në Mitrovicë të jugut është arrestuar një person i cili nuk ka zbatuar vendimin e qeverisë duke shërbyer me kafe ne një furre buke. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për shkak që nuk ka respektuar  vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruart në procedurë të rregullt. 

Në Prizren është arrestuar i dyshuari  një i mitur pasi që i njëjti nuk ka respektua vendim e qeverisë për lëvizje të kufizuar.

Edhe në  Deqan është arrestuar një i dyshuar për shkak se nuk kishte respektuar vendimin lidhur me masat për parandalimin e virusit COVID -19. I dyshuari në lokalin e tij i kishte shërbyer disa qytetar me kafe të cilët kishin qëndruar në grup. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunal të cilët kanë përpiluar procesverbal. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Han të Elezit është arrestuar një i dyshuar pasi që nuk kishte zbatuar masat e qeverisë për kontroll në kufi pasi që kishte ardhur nga Bullgaria përmes Maqedonisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Karantinë dhe , rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/