Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme dy gra kanë raportuar se janë rrahur nga bashkëshortet e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 11:33 në Podujevë. Atje një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Si pasojë e rrahjes, gruaja ka pësuar disa lëndime, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dhunë në familje pati edhe në Suharekë. Në fshatin Reqanit të Suharekës, rreth orës 14:00 një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Edhe ne këtë rast, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/