Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në rrugët e Parisit kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj minoriteteve gjatë bllokimit të vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës ndaj protestuesve në Villeneuve-la-Garenne, në veri të Parisit, të cilët hodhën fishekzjarre në drejtim të tyre.
Grupe policësh të armatosur u panë në rrugët e qytetit në zonat ku protestuesit ishin mbledhur. E gjitha kjo shpërtheu pasi një 30 vjeçar mbeti i plagosur rëndë nga një makinë policie.
Presidenti Emmanuel Macron ka zgjatur masat shtrënguese kundër pandemisë së koronavirusit deri më 11 maj edhe pse bilanci i të prekurve të rinj dhe viktimave nga Covid-19 është duke u përmirësuar nga dita në ditë. /Gazeta Sinjali/