image Koronavirusi po përhapet shpejt në Korenë Jugore, shkon në mbi 6700 numri i të infektuarve

Botë

Botë/ Koronavirusi po përhapet shpejt në Korenë Jugore, shkon në mbi 6700 numri i të infektuarve

news image

Autoritetet shëndetësore të Koresë Jugore njoftuan se ka shkuar në 6767 numri i personave të infektuar me koronavirus, me 174 raste të reja vetëm gjatë natës së kaluar. Më shumë se 60 për qind e rasteve janë të lidhura me një kishë, ku filloi përhapja e madhe.

Gjatë një konference për gazetarë, të mbajtur të Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu njoftoi se edhe numri i viktimave është rritur, duke shkuar nga 44 në 46.

Numri i rasteve të koronavirusit në Korenë Jugore u rrit shpejt në Korenë Jugore nga mesi i muajit shkurt, kur një grua 61-vjeçare, e infektuar me virusin e ri, kishte marrë pjesë në një meshë kishtare të mbajtur në qytetin Daegu.

Lee Man-hee, themelues i kësaj kishe, të hënën kërkoi falje pas infektimit të shumë personave nga gruaja e sëmurë, shkruan “Reuters”.

Nga koronavirusi tashmë janë infektuar më shumë se 100 mijë njerëz në mbarë botën, ndërsa mbi 3400 kanë vdekur. Shumica e rasteve janë shënuar në Kinë.

Koreja Jugore e ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të koronavirusit jashtë Kinës, ndërsa pas saj janë Italia dhe Irani./Gazeta Sinjali/