image Koronavirusi nuk ndal merkaton, Martinez i thotë “Po” Barcelonës

Futboll

Futboll/ Koronavirusi nuk ndal merkaton, Martinez i thotë “Po” Barcelonës

news image

Në një kohë kur futbolli është ndalur thuajse në të gjithë botën, shumë klube kanë filluar të bëjnë llogaritë për të ardhmen pasi sezoni aktual po shkon drejt ndërprerjes përfundimtare.

Afati i fundit i vendosur nga UEFA është muaji qershor, në të kundërt, ky sezon do të bëhet nul.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Barcelona po mendon që tani për sezonin pasues duke përforcuar edhe më shumë idenë e tyre për të transferuar në “Camp Nou” sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez.