image Koronavirusi mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike për vitin 2020 - Sinjali

Bota/ Koronavirusi mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike për vitin 2020

news image

Epidemia e koronavirusit mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike të botës në vitin 2020, në varësi të aftësisë së Kinës për të frenuar përhapjen e saj.

Kështu ka paralajmëruar sot drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

“Deri më tani parashikimi ynë është 3.3 për qind rritje, dhe mund të ketë një ulje prej 0.1 në 0.2 për qind. Ky është një rast i veçantë dhe i bëj thirrje të gjithëve të mos nxjerrin përfundime të nxituara”, tha Georgieva në Forumin botëror të grave në mbajtur Dubai.

Ajo tha se ishte shumë herët për të vlerësuar ndikimin e kësaj epidemie, e cila la gati 1 mijë e 700 persona të vdekur.

“Ne nuk e dimë natyrën e saktë të këtij virusi, nuk e dimë se sa shpejt Kina do të jetë në gjendje ta shtypë atë dhe nëse do të përhapet edhe më shumë në të gjithë botën. Ne e dimë që do të ndikojë në zinxhirin e vlerës globale”, tha ajo.

Georgievi tha për CNBC-së se skenari më i mundshëm ishte një rënie e mprehtë e aktivitetit në Kinë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin