image Koronavirusi, këto janë trajtimet më efikase të momentit

Botë

Shërimi/ Koronavirusi, këto janë trajtimet më efikase të momentit

news image

Virusi i emërtuar Covid-19 prej disa muajsh është kthyer në kryefjalën botërore për shkak të mbi 3000 viktimave të shkaktuara prej tij, dhe 90 mijë personave të prekur.

Virusi që për herë të parë dyshohet se shpërtheu në një treg në qytetin Wuhan, të provincën Hubei në Kinë është i ngjashëm me virusin e Sars-it që shpërtheu disa vite më parë nga ky vend.

Shumë testime dhe eksperimente po kryhen nga mjekë dhe shkencëtarë në vend të ndryshme të botës për të arritur në zbulimin e një vaksine që do të luftonte këtë virusi të ri.

Po cila është kura më efikase kundër koronavirusit?

Momentalisht, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri nuk ka një trajtim specifik. Terapia e përdorur kuron vetëm simptomat. Në rastet më të lehta përdoren medikamente antivirale.

A janë të dobishëm antibiotikët?

Jo, sepse ata shërbejnë për të luftuar vetëm bakteriet dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një virus.

Kush janë testimet që po bëhen për të luftuar koronavirusin?

Miksi i testuar në Codogno. Antiretrovirali kundër HIV (Lopinavir) plus antiviralin kundër gripit. Një kurë tjetër është testuar në Wuhan dhe përfshin një ilaç të përdorur kundër SARS-it të përbëra nga dy retroviralë që përdoren kundër HIV-it. Sipas OBSH-së, ilaçi që ka rezultuar më efektiv deri tani është një medikament i përdorur për të luftuar Ebolën.