image Koronavirusi: Italia sekuestron mbi 10 mijë maska, shiteshin me çmime abuzive

Botë

Koronavirusi: Italia sekuestron mbi 10 mijë maska, shiteshin me çmime abuzive

news image

Mbi 10 mijë maska e mjaft produkte të tjera shëndetësore me çmime shumë herë më të larta se çmimi real janë sekuestruar gjatë orëve të fundit nga autoritetet italiane.

Emergjenca e koronavirusit në Itali ka çuar në abuzivizëm me çmimet e produkteteve shëndetësore për t’u mbrojtur nga infektimi.

Guardia di Financa Italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm dy operacione që kanë çuar në sekuestrimin e mijëra produkteve e denoncimin e 14 sipërmarrësve italianë.

Në qytetin e Napolit Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 10 mijë maska që tregtoheshin në një farmaci me çmime shumëfish më të larta.

Çmimi i maskave të tipit LifeGuard ishte rritur me 6150% ndërsa i atyre me një përdorim me 300%.

Në një tjetër operacion të ekzekutuar në qytetin e Torinos, Guardia di Finanza ka vënë nën sekuestrim portalin online “Coronavirus SHOP” i cili tregtonte në web produkte false që garantonin imunitetin nga koronavirusi.

Janë sekuestruar me qindra produkte higjenizuese personale, higjenizues ambienti, integratorë ushqimorë e maska.

14 sipërmarrësit italianë që tregonin këto produkte janë denoncuar duke rrezikuar deri në 2 vjet heqje lirie.

Deri më tani që nga nisja e emergjencës së koronavirusit, Guardia di Finanza Italiane ka vënë nën hetim 33 persona. /Gazeta Sinjali/