Dje në mëngjes, rreth orës 07:50, policia arrestoi një person në fshatin Stublinë të Gjilanit, i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, kafshët kishin hyrë pa doganë nga Serbia në Kosovë dhe kjo gjë është verifikuar nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës. Andaj, edhe është bërë konfiskimi i tyre (gjedheve).
“Është identifikuar një i dyshuar mashkull/kosovar i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë. Me urdhër të prokurorit kafshët (gjedhët) janë konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga AVUK-u të cilat nuk janë përputhur me gjendjen faktike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/