Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në Polici e ka raportuar vetë viktima, e cila nga plagët e marra ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ai kishte konsumuar medikamente në sasi të tepruar.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.