image Konjufca kërkon nga organet e rendit të zbulojnë sulmuesit e rastit tragjik në Deçan - Sinjali

Konjufca kërkon nga organet e rendit të zbulojnë sulmuesit e rastit tragjik në Deçan

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është tronditur me rastin tragjik që ndodhi para pak çastesh në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën disa të vdekur e disa të plagosur, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë.

Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit. Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale. I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, ka shkruar Konjufca.


Shpërndaje artikullin