image Konflikt familjar në Prizren: Djali e kërcënon babain, përfundon në ndalim policor

Siguri

Konflikt familjar në Prizren: Djali e kërcënon babain, përfundon në ndalim policor

news image

Jo rrallëherë prindërit janë viktima të dhunës fizike e psikike të shkaktuar nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prizren, por këtë herë është denoncuar nga djali, i cili përfundoi vet në ndalim policor, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se një 20-vjeçar e ka telefonuar Policinë, duke kërkuar ndihmë me pretendimet se ka konflikt me babain e tij. Me t’u marrë informacioni, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, por aty u zbulua se ishte vet i riu që po shkaktonte dhunë në familje.

Policia e arrestoi të njëjtin dhe e shoqëroi në stacion policor për intervistim, por edhe aty e zuri sherri me Policinë, pasi vazhdoi me kërcënime ndaj babait të tij.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i riu është ndaluar për 48 orë, për dhunë në familje.

/GazetaSinjali/