image Konflikt familjar në Ferizaj: Vajza e mitur kapet me njerkën, babai e rrah keq

Siguri

Konflikt familjar në Ferizaj: Vajza e mitur kapet me njerkën, babai e rrah keq

news image

Konfliket që ndodhin brenda familjeve shpesh herë kapërcejnë muret e shtëpive, duke u dashur kështu intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me një rast të dhunës në familje që dyshohet se ka ndodhur dje në Ferizaj.

Një vajzë e mitur ka denoncuar në Polici babain, për të cilin ka deklaruar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së saj, mosmarrëveshja me babain ka ardhur për shkak se e mitura është fjalosur me njerkën dhe më pas i dyshuari ka ndërhyrë duke e goditur me grushte e shqelma vajzën e tij.

Si pasojë e dhunës së përjetuar vajza ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga Policia.

39-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/