Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre AK-47 të çmontuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalimin e Vërmicës, oficerët doganorë kanë zgjedhur këtë automjet për kontroll të detajuar.
Kurse, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë.
Policia e Kosovës vazhdon hetimet lidhur me rastin.