Në mëngjesin e sotëm policia me urdhër të Gjykatës kanë konfiskuar mbi 6 mijë kilogram mish me prejardhje të dyshuar në Pejë.
I dyshuari SH.A., është arrestuar ku edhe është intervistuar nga njësiti i hetimeve.
“Në këtë mishtore janë konfiskuar dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur (prejardhja e dyshuar), si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614.260 kg. I dyshuari A.Sh.(1965) është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor Pejë, i njëjti është intervistuar nga njësiti i hetimeve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga drejtoria rajonale e policisë në Pejë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar./ Gazeta Sinjali/