Në Ferizaj janë konfiskuar 55 metra dru, raporton Gazeta Sinjali.
Komuna e Ferizajt ka treguar se kjo u bë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Masa e drunjëve që ishte pa dokumentet e nevojshme, u konfiskua dhe do t’u ndahet familjeve skamnore në Ferizaj.
Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, deklaroi se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim të ndëshkimit ndaj keqbërësve si dhe mbrojtjen e pyjeve në gjithë territorin e Ferizajt.