Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, sipas urdhërarrestit dhe më pas është kontrolluar shtëpia e tij ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 39 qese të mbushura të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë 16 gramë, transmeton Gazeta Sinjali.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit.
“Gjakovë 11.10.2020 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar sipas urdhërarrestit dhe më pas është kontrolluar shtëpia e tij ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 39 qese të mbushura të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë 16 gramë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/