image Konfirmohet vrasja e parë nga trazirat në Kubë

Botë

Konfirmohet vrasja e parë nga trazirat në Kubë

news image

Vdekja e parë është shënuar në protestat anti-qeveritare në Kubë.

Autoritetet kubane kanë konfirmuar se një burrë u vra gjatë trazirave, konfirmimi i parë i një vdekje që nga shpërthimi i protestave, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat shtetërore raportojnë se Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq të hënën në një periferi të kryeqytetit Havana.

Sipas zyrtarëve, ai ishte pjesë e një grupi që sulmonte një strukturë qeveritare. Por, dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kishin në shënjestër anëtarët e grupit.

Protestat e rralla mbarëkombëtare antiqeveritare filluan të dielën, raporton BBC.

Mijëra veta dolën në rrugë për të demonstruar për kolapsin e ekonomisë, mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria. Megjithatë, tubimet e tilla s’janë të lejuara në Kubë.

Presidenti Miguel Díaz-Canel i ka quajtur demonstruesit “kundërrevolucionarë”.

Qeveria e tij pretendon se protestat janë financuar dhe nxitur nga Shtetet e Bashkuara dhe fajëson ato për problemet e Kubës për shkak të sanksioneve ekonomike të ShBA-së./Gazeta Sinjali/