image Konfirmohet mungesa e katër yjeve të Realit në ‘El Clasico’

Futboll

Sport/ Konfirmohet mungesa e katër yjeve të Realit në ‘El Clasico’

news image

Real Madridi do të këtë mungesa të mëdha në ‘El Clasicon’ e 18 dhjetorit ndaj Barcelonës.

Mediat spanjolle konfirmojnë se Eden Hazard, Marcelo, James Rodriguez e Lucas Vasquez do të mungojnë në derbin e madh ndaj Barcelonës.

Futbollistët në fjalë po vazhdojnë të stërvisin të veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, teksa duhet theksuar se përveç tyre mungon edhe Marcos Asensio, i cili kishte pësuar një lëndim të rëndë kohë më parë dhe do të jetë jashtë fushave deri në prill të 2020-ës.

Ndryshe, ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të mërkuren në ‘Camp Nou’ me fillim prej orës 20:00.

Kjo ndeshje do të jetë direkt edhe për vendin e parë në tabelë. Momentalisht Barcelona është lidere me 35 pikë, aq sa ka edhe Reali në pozitën e dytë.