image Konfirmohet interesi i Arsenalit për Raphinhan, klubi londinez udhëheq garën për brazilianin

Futboll

Konfirmohet interesi i Arsenalit për Raphinhan, klubi londinez udhëheq garën për brazilianin

news image

Arsenali është i interesuar për anësorin brazilian Raphinha dhe pritet t’i afrohet zyrtarisht Leedsit për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit brazilian, ka konfirmuar SkySports.

Raphinha ka dy vite të mbetura nga kontrata e tij dhe nuk pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re në Elland Road.

Barcelona gjithashtu është e interesuar për Raphinha, agjenti i së cilës është ish-lojtari i Barçës, Deco.

Braziliani iu bashkua Leeds nga skuadra e Ligue 1 Rennes në një marrëveshje katërvjeçare në tetor 2020, duke kontribuar me gjashtë gola dhe tetë asistime në 29 ndeshje në Premier League në sezonin e tij debutues, ndërsa sezonin e kaluar lojtari shënoi 11 gola dhe tre asistime në 35 ndeshjet e ligës.

Ndërkohë, Arsenali mbetet në bisedime për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Çmimi i kërkuar i Cityt për brazilianin mendohet të jetë 50 milionë funte.

/GazetaSinjaliSport/