image Komunës së Prishtinës po i kushton mijëra euro rrënimi i objekteve pa leje - Sinjali

Buxheti/ Komunës së Prishtinës po i kushton mijëra euro rrënimi i objekteve pa leje

news image

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit, kohë pas kohe rrënon objektet pa leje të ndërtuara në këtë komunë. Këto rrënime taksapaguesve të Kosovës do t’u kushtojë hiç në pak se 365 mijë e 550 euro.

Gazeta Sinjali, ka siguruar tenderin e dhënë për rrënimin e objekteve pa leje e cila do të kushtojë fiks 365 mijë e 550 euro. Komuna e Prishtinës fillimisht kishte paraparë që për rrënimin e objekteve të shpenzohen deri në 450 mijë euro.

Komuna e Prishtinës kishe pranuar tre ofertues për këtë shërbime, ndërsa dy prej tyre i plotësonin kushtet e nevojshme.

Edhe pse është dhënë tenderi me vlerë afro 370 mijë euro, Komuna e Pishinës nuk e di sa objekte do të rrënohen. Edhe në tenderin e dhënë nuk është specifikuar sa objekte do të rrënohen.

“Në Prishtinë sipas kërkesave të zyrtarëve të AK”, thuhet në tenderin e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, e kontaktuar nga Gazeta Sinjali, ka thënë se në vitin 2019 janë rrënuar 30 objekte, 13 të tjera kanë qenë në procedurë.

“Inspektorët janë në vazhdimësi në terren dhe sa herë që vërejnë tendenca për të ndërtuar pa leje, veprojnë. Gjatë vitit 2019 janë zbatuar rreth 30 vendime për rrënim, dhe 13 të tjera janë në procedurë (për 4 nga të cilat kemi vendime pezullimi nga ana e MMPH)”, ka thënë Miranda Mullafazliu

Ajo ka njoftuar se nuk hasin në vështirësi gjatë rrëzimit të objekteve pa leje pasi shoqërohen nga Policia e Kosovës në këto aksione.

“Në secilin aksion shkojmë bashkë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që vendimet tona të zbatohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë  Mullafazliu./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin