Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 95 raste pozitive me COVID-19, duke e 2 mijë e 363 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan Gazeta Sinjali.
Vushtrria, e cila është në mesin e komunave më të prekura nga ky infeksion, sonte ka shënuar vetëm një rast të ri me koronavirus, ndërsa 18 të tjerë janë shëruar.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.
“18 të shëruar dhe vetëm 1 rast pozitiv me Covid 19 sot në Vushtrri ????
Urojmë shërim të shpejtë të gjithë bashkëqytetarëve. Le të vazhdojmë ti përmbahemi masave, mbajtja e maskës, distancën sociale dhe higjenën personale. Ruajmë vehtën, familjen të moshuarit dhe qytetin tonë!”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë deri sot janë konfirmuar gjithsej 312 raste pozitive me COVID-19./Gazeta Sinjali/