image Kompania "uzurpon" trotuarin në Prishtinë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e Komunës - Sinjali

Kompania “uzurpon” trotuarin në Prishtinë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e Komunës

news image

Një kompani ndërtimore ka bllokuar tash e tri ditë trotuarin e rrugës “Edmond Hoxha”, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, përball Mensës së Studentëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi nga kjo rrugë, trotuari i të cilës, sipas tij, është bllokuar tash e tri ditë nga makineritë e kësaj kompanie.

Madje, sipas tij, kjo kompani, përveç që ka bllokuar trotuarin, aty bën edhe pastrimin e makinerive të punës.

“Te rruga ‘Edmond Hoxha’ përball Mensës së Studentëve, investim milionësh, ndërsa e gjithë makineria në trotuar dhe jo vetëm. Siç shihet në foto, pastrimi i makinerive bëhet në trotuar. Qe tri ditë që e kam pa unë, por vazhdimisht ka makineri, pasi objekti është deri në trotuar dhe çdoherë ka punëtorë dhe makineri”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të marrë masa ndaj kompanisë në fjalë.

“Komuna e Prishtinës, a duhet të merret leje, kur trotuari apo rruga bllokohet me ditë të tëra nga ndërtuesit e papërgjegjshëm”, tha ai.

Këto fotografi janë realizuar pasditen e sotme, rreth orës 17:39./Gazeta Sinjali/



Shpërndaje artikullin