image Komisioni Disiplinor dënon Gjilanin e Dritën

Futboll

Sport/ Komisioni Disiplinor dënon Gjilanin e Dritën

news image

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka publikuar sot dënimin e dy skuadrave gjilanase për xhiron e shkuar.

Skuadra e Gjilanit është dënuar me 1 mijë e 500 euro, për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes dhe fyerjeve të tifozëve ndaj skuadrës kundërshtare.

Gjithashtu edhe skuadra e Dritës është dënuar me 1 mijë e 500 euro për fyerje dhe hedhje të gjësendeve në fushë.

Kujtojmë se ndeshja në mes të skuadrave përfundoi me rezultatin 01, në favor të Dritës. /Gazeta Sinjali/