Cristiano Ronaldo arriti 101 gola me Portugalinë dhe tani gjendet vetëm 9 gola larg rekordit botëror që mbahet nga Ali Daei.
Portugezi ka shënuar këto gola ndaj 41 kundërshtarëve të ndryshëm, shkruan Sinjali Sportiv.
Por, ka ekipe ndaj të cilave ylli i Juventusit ka luajtur tri herë e katër herë dhe nuk ka arritur të realizojë. Njëra nga to është edhe Shqipëria.
Të vetmit kundërshtarë me të cilët është përballur të paktën 3 herë dhe nuk ka shënuar janë Shqipëria (4 ndeshje), Franca (4), Gjermania (4), Brazili (3) dhe Anglia (3). /Sinjali Sportiv/