Me t’u afruar festat e fundvitit, është rritur edhe numri i mërgimtarëve që kanë vendosur të festojnë pranë familjeve të tyre në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Arritja e mbi 300 mijë mërgimtarëve ka rritur aktivitetin ekonomik në Kosovë, mirëpo edhe rrugët janë më vështirë të kalueshme për shkak të lëvizjeve të shtuara.
Sot, një sinjalizues ka dërguar pamje nga hyrja e Prishtinës në Veternik, ku shihet se është krijuar kolonë e gjatë.