image Koktej molotovi dhe bomba, videoklipi i ri i Ozzy Osbourne duket shumë "terrorist"

Albumi/ Koktej molotovi dhe bomba, videoklipi i ri i Ozzy Osbourne duket shumë “terrorist”

news image

Fansat patën mundësinë ta dëgjojnë këngën “Straight To Hell” në nëntor të vitit 2019 kur Ozzy Osbourne e publikoi atë në kanalet streaming, ndërsa tani mund ta shijojnë një videoklip të ri të hitit ku shfaqet edhe kitaristi i “Guns N’ Roses”, Slash.

“E përfunduam albumin për katër javë. I thashë gruas dhe menaxherit tim se nuk ndihem sikur e përfunduam, sepse nuk bërtisnim në njëri-tjetrin”, shpjegoi për mediat Princi legjendar i errësirës.

Ai shton se i mungoi muzika shumë dhe se është jashtëzakonisht i lumtur që e ka regjistruar albumin e tij të ri “Ordinary Man”.

“Derisa fillova ta regjistroja albumin, mendova se po vdisja ngadalë, nuk po bëja asgjë. Por kjo më ngriti lart, më bëri që të vazhdoja përpara. Ky është albumi më i mirë që e kam regjistruar ndonjëherë”, tha ai.

Osbourne po përgatitet ngadalë për t’u rikthyer në turne më 27 maj të këtij viti, ndërsa turneun do ta hapë Marilyn Manson.