image Kokaj i VV-së për martesat mes gjinisë së njejtë: Nuk më pëlqejnë, jam kundër

Politikë

Kokaj i VV-së për martesat mes gjinisë së njejtë: Nuk më pëlqejnë, jam kundër

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka folur lidhur me miratimin e projekt Kodit të ri Civil.

Kokaj mendon se një nen i këtij projekt Kodi e prek pjesën intime dhe emocionale të njeriut.

Gjatë fjalimit të tij ai diskutoi edhe për lidhjen mes trupit, shpirtit e zemrës.

Kur flas për këtë dimension për të cilin nuk jam shumë kompetent duhet të ndalem në nenin që tangon me pjesën me intime të qenies njerëzore duke përfshirë edhe atë emocionale. Kur flasim për qenien njerëzore apo të çdo gjallese tjetër që është shumë e ngjashme, duhet të them që qenia njerëzore ka tri komponente, trupin, mendjen dhe shpirtin. Kjo pjesë e kozmosit. Në kuptimin kozmologjik po i them dy fjalë për të”, tha deputeti i VV-së.

Ai tutje shtoi se: “Trupi juaj dhe mendja e trupit tuaj është ajo me të cilën ju lëvizni për toke sikurse edhe unë. Si të tillë ju jeni materie e mençur që i nënshtrohet gravitacionit. Si e atillë trupi ka ndjesitë e vetë. Pjesët e bukura dhe të ndyta. Komponentë tjetër, ajo e mendjes dhe shpirtit nuk kanë ndjesi parimisht”.

Kokaj përmbledhi qëndrimin e tij duke thënë se “çështja e këtij kodi është mjaft relevante, por unë jam kundër martesës dhe përvetësimit të fëmijëve të dy njerëzve që nuk janë të gjinive të ndryshme. Mund të them që kjo mundësi e formimit të martesave të çifteve me seks të ndryshëm është edhe vlerë në shumë vende ku kam jetuar, por kjo vlerë mua nuk më pëlqen”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/