Shifra rekorde ka arritur çmimi i naftës në Kosovës, vetëm gjatë ditëve të fundit çmimi ka shkuar deri në 1.92 euro për litër.
Lidhur me këtë fenomen, Qeveria ende nuk ka ndërmarrë asgjë. Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati para pak ditësh është arsyetuar se kjo rritje është si pasojë e rritjes së çmimit të furnizimit nga importi.
Lidhur me rritjet të çmimit të naftës, Murati ishte i shqetësuar vetëm gjatë kohës kur ishte në opozitë, saktësisht në vitin 2018.
Në atë kohë nafta shitej për 1.20 për litër, derisa Murati fajësonte për ngritjen e çmimit të naftës Qeverinë e atëhershme Hoti.
Ndërkaq, situata sot në Kosovë është shqetësuese, derisa ministri ende nuk ka ndërmarrë diçka për ta zbutur këtë çmim.
Nga Shoqata e Naftëtarëve për këtë gjendje kanë dalë me një ultimatum ndaj Qeverisë, pasi që kjo e fundit ka paralajmëruar ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.
Ndërkohë, Murati përmes një statusi në Facebook ka dalë kundër heqjes së akcizës së naftës.
“Që nga marrja e mandatit, ne si Qeveri nuk kemi ngritur as edhe një taksë të vetme. As TVSH-në, e as akcizën e naftës. Me fjalë tjera, nuk ka as edhe një veprim të vetëm të qeverisë që do të kishte ndikuar në rritjen e çmimit të naftës”, ka shkruar Murati.