image Koeman kërkon transferime tjera, bordi nuk ia plotëson dëshirat

Futboll

Koeman kërkon transferime tjera, bordi nuk ia plotëson dëshirat

news image

Ronald Koeman ka hasur në vesh të shurdhër me kërkesat e tij për më shumë përforcime.

Barcelona është futur në një krizë të rëndë pas largimit të Lionel Messi dhe problemeve për regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Në gjithë këtë situatë, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka kërkuar që të ketë më shumë transferime.

Kërkesa e tij është refuzuar nga bordi i skuadrës. Një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse Barca arrin ta shes kartonin e Braithwaite.

Koeman thuhet të ketë kërkuar një sulmues dhe një lojtar për repartin e mesfushës. /Gazeta Sinjali Sporti/