image Koeman drejt shkarkimit, zbulohen emrat që mund ta zëvendësojnë

Futboll

Koeman drejt shkarkimit, zbulohen emrat që mund ta zëvendësojnë

news image

Aventura e Ronald Koeman te Barcelona duket se do të marrë fund gjatë ditës së sotme.

Barcelona e Koeman nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që drejtuesit e gjigantit spanjoll të mendojnë seriozisht për shkarkimin e tij pasi ekipi nuk është duke luajtur në nivelin që ata presin.

Sipas mediave spanjolle, largimi i Koemanin është çështje ditësh dhe klubi ka tashmë disa emra në dispozicion për ta zëvendësur atë.

Në listë janë emra si: Xavi Hernandez, Andrea Pirlo, Marcelo Bielsa, Antonio Conte, Erik Ten Haag.

Aktualisht emri më i përfolur për të pasuar holandezin është Xavi, por nuk përjashtohen edhe opsionet tjera. /Gazeta Sinjali Sporti/