Klubi kosovar i futbollit, Malisheva ka dhuruar 10 mijë kilogram miell për familjet më nevojë.
Këto donacione i ka pranuar Shtabi Emergjent i Komunës së Malishevës në mënyrë që të shkoj saktësisht te këto familje, transmeton Gazeta Sinjali.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj e ka falendëruar klubin r futbollit për këtë gjest human.
Begaj ka bërë të ditur se ndihmat do të shpërndahen në ditët në vijim sipas listës së asistencës sociale./Gazeta Sinjali/