image Klubi i Premier Ligës po pret me ankth lajmet për ish-lojtarin e tyre që thuhet se ka mbetur i bllokuar nga tërmeti

Futboll

Klubi i Premier Ligës po pret me ankth lajmet për ish-lojtarin e tyre që thuhet se ka mbetur i bllokuar nga tërmeti

news image

Newcastle është duke pritur me padurim lajmet për ish-lojtarin e tyre Christian Atsu pas raportimeve se ai ka mbetur i bllokuar në tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën.

Anësori 31-vjeçar nga Gana, që tani luan për skuadrën turke Hatayspor, thuhet se është zhdukur së bashku me drejtorin sportiv, Taner Savut, pasi lojtarët dhe stafi i klubit ishin shpëtuar nga rrënojat, raporton PA news sipas raporteve të shumta në Turqi.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, i ndjekur nga një të dytë me magnitudë 7.5. Rreth 1700 njerëz dihet se kanë vdekur në rajonin kufitar.

/GazetaSinjaliSport/