Newcastle është duke pritur me padurim lajmet për ish-lojtarin e tyre Christian Atsu pas raportimeve se ai ka mbetur i bllokuar në tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën.
Anësori 31-vjeçar nga Gana, që tani luan për skuadrën turke Hatayspor, thuhet se është zhdukur së bashku me drejtorin sportiv, Taner Savut, pasi lojtarët dhe stafi i klubit ishin shpëtuar nga rrënojat, raporton PA news sipas raporteve të shumta në Turqi.
Praying for some positive news, @ChristianAtsu20. 🙏🖤🤍 pic.twitter.com/HQT6yZOmRB
— Newcastle United FC (@NUFC) February 6, 2023
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, i ndjekur nga një të dytë me magnitudë 7.5. Rreth 1700 njerëz dihet se kanë vdekur në rajonin kufitar.