Të gjitha klubet e Premier Ligës janë shprehur kundër mbajtjes së Kampionatit Botëror për çdo dy vite.
Të 20 klubet e Premier Ligës kanë diskutuar procesin e reformës së Kalendarit Ndërkombëtar të Ndeshjeve pas vitit 2024 dhe janë njëzëri kundër propozimit të FIFA-s që Botërori të mbahet çdo dy vite, ka njoftuar sot zyrtarisht faqja e Premier Ligës.
Tutje në njoftim thuhet se klubet ngritën shqetësime për ndikimet negative që propozimet aktuale të FIFA-s do të kishin në mirëqenien e lojtarëve, përvojën e tifozëve, përgatitjet parasezonale dhe cilësinë e garave.
Richard Masters, shefi ekzekutiv i Premier Ligës, tha: “Premier Liga është e përkushtuar të parandalojë çdo ndryshim rrënjësor në kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve të FIFA-s pas 2024 që do të ndikonte negativisht në mirëqenien e lojtarëve dhe do të kërcënonte konkurrencën, kalendarin, strukturat dhe traditat e futbollit vendas. Ne jemi të hapur ndaj reformave dhe ideve të reja, por ato duhet të rrisin ekuilibrin plotësues mes futbollit vendas dhe atij ndërkombëtar për të përmirësuar lojën në të gjitha nivelet. Ky proces duhet të përfshijë gjithashtu marrëveshje domethënëse me ligat që ofrojnë themelet për lojën. Ne do të vazhdojmë të punojmë me grupet mbështetëse, lojtarët, palët e interesuara vendase dhe ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje që janë në interesin më të mirë të të ardhmes afatgjate të futbollit”.
All 20 #PL clubs have discussed the post-2024 International Match Calendar reform process and are unanimously opposed to FIFA’s proposal for biennial men’s World Cups, along with any plans involving significantly extended international windows
— Premier League (@premierleague) November 11, 2021
Statement: https://t.co/FvCbG3eUnc pic.twitter.com/Pgq3odcAyY
Në fund u njoftua se Premier Liga do jetë nikoqire e Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore të Forumit të Ligave Botërore në Londër, më 2 dhe 3 dhjetor. /Gazeta Sinjali Sporti/