Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka krahasuar rikthimin në stërvitje si ditën e parë të shkollës.
Ai u shprehë se ishte i lumtur që po takonte përsëri lojtarët e skuadrës.
‘Mëngjesi nisi vërtet mirë. U zgjova më herët se zakonisht dhe pastaj kuptova se ishte dita ime e parë. Ishte si ndjesia e ditës së parë të shkollës. Për mua ka ndodhur 46 vite më parë, por duhet të ketë qenë e ngjashme. Vesha sërish uniformën dhe për arsyen e duhur, për të shkuar në stërvitje. I dhashë makinës për në Melëood dhe isha shumë i lumtur të shihja të gjithë çunat’,u shprehë ai për faqen zyrtare të Liverpool./Gazeta Sinjali/