Jurgen Klopp ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ikonës së futbollit, Pele, i cili vdiq dje.
Tekniku gjerman duke folur përpara ndeshjes mes Liverpoolit dhe Leicesterit, ka vlerësuar lart kontributin e Peles, duke kujtuar një moment se çfarë i kishte thënë babai i tij.
“Unë besoj në Zot – kjo është një humbje masive dhe le të prehet në paqe.
“Babai im gjithmonë thoshte “çfarëdo që të ndodhte në të ardhmen, Pele ishte më i miri. Mos e harroni kurrë këtë”. E takova një herë – ai më dha një fanellë të nënshkruar – është shumë e vështirë”, ka deklaruar Klopp.
Liverpooli dhe Leicester duelojnë sonte nga ora 21:00 për xhiron e 17-të në Premier League.