image Klopp: Nëse nuk ia jepni këtë vit Lewandowski, atëherë kur?

Futboll

Klopp: Nëse nuk ia jepni këtë vit Lewandowski, atëherë kur?

news image

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pasi Lionel Messi e fitoi Topin e shtatë të Artë.

Argjentinasi e mposhti Robert Lewandowskin në një rivalitet të fortë, duke u shpallur edhe njëherë si lojtari më i mirë në planet.

E të shumtë janë ata që mendojnë se këtë vit Topin e Artë e meritoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

I këtij mendimi është edhe trajneri i LIverpoolit, Jurgen Klopp.

“A jepet çmimi nga votat e gazetarëve? Nëse mendoni se ai duhet të ishte më i lartë në renditje, duhet të bindni kolegët tuaj”, tha fillimisht Klopp për renditjen e Salah.

“Mund t’ia jepni Messit për karrierën që kishte, por nëse nuk ia jepni Lewandowskit këtë vit, atëherë kur?”, përfundoi Klopp. /Gazeta Sinjali Sporti/