Liverpool triumfoi kundër Crystal Palace me rezultatin 2-0, falë dy golave të shënuar nga Sadio Mane, dhe e mbylli kampionatin në vendin e tretë, shkruan Sinjali Sport.
“Të kuqtë” rrezikonin edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por pas triumfit kundër Manchester United e kthyen gjithçka në favorin e tyre dhe duhet të fitonin tre ndeshjet e fundit.
Liverpool ia doli dhe trajneri Jurgen Klopp e konsideron diçka të jashtë zakonshme dhe përgëzon futbollistët e tij për atë që arritën në fund të sezonit.
“E jashtëzakonshme, më mirë se sa e kisha ëndërruar. E donim këtë ndjenjë, këtë lojë, këtë atmosferë. Mbyllja e sezonit në vendin e tretë është diçka e pabesueshme, nuk mund ta besoj.
E gjithë merita është e djemve. Nuk mund ta besoj se si funksionoi në javët e fundit”, u shpreh trajneri gjerman për “BBC Radio 5”, në fund të duelit kundër Crystal Palace. /Gazeta Sinjali Sporti/