image Klopp jep lajmin e madh për rikthimin nga lëndimi të njërit prej futbollistëve kryesor

Futboll

Klopp jep lajmin e madh për rikthimin nga lëndimi të njërit prej futbollistëve kryesor

news image

Liverpool do të luajë dy ndeshje të ardhshme në Premierligë, të cilat konsiderohen si finale për trajnerin Jurgen Klopp, raporton Sinjali Sport.

Fillimisht ishte raportuar se Diogo Jota mund të humbasë sezonin, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Madje, thuhet se ai mund të jetë i gatshëm për disa minuta në ndeshjen ndaj Crystal Palace në fundjavë.

“Diogo, pas skanimit të fundit ne pamë se ai është më mirë dhe ekziston një shpresë e vogël se ai mund të luajë ndaj Crystal Palace”.

Trajneri gjerman ka thënë se ky është lajm i mirë për Portugalinë, pasi ai pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian.

“Oxlade Chamberlain është i gatshëm për lojë, mirëpo Naby Keita nuk ishte pjesë e trajnimit dhe nuk e dimë nëse do të jetë i gatshëm”.

Burnley dhe Crystal Palace do të jenë kundërshtarët e radhës për “të kuqtë”, në qoftë se Liverpool fiton të dyja atëherë mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Sinjali Sporti/