image Klopp jep lajmin e keq për Xherdan Shaqirin

Futboll

Sport/ Klopp jep lajmin e keq për Xherdan Shaqirin

news image

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për rikthimin e lojtarëve nga lëndimi, por Xherdan Shaqiri nuk do të ketë mundësi të luaj në ndeshjen e radhës kundër Norwich Cityt.

Shaqiri nuk ka stërvitur për skuadrën angleze dhe nuk do të paraqitet as në stol.

Ky takim vjen pas një pushimi të shkurtë që e kishin shumica e skuadrave angleze dhe Liverpooli do t’i synojnë tre pikët që t’i afrohen edhe më shumë titullit të kampionit për këtë sezon.

“Dihet se, përveç Shaqirit, Clyne dhe Glatzel, të gjithë lojtarët janë stërvitur”, ka thënë Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës.

Shaqiri ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje gjatë këtij sezoni 2019/20 dhe ka kontribuar me një gol./ Gazeta Sinjali/