image Klopp refuzon Barcelonën, mendon vetëm për Liverpoolin - Sinjali

Klopp refuzon Barcelonën, mendon vetëm për Liverpoolin

news image

Para një viti, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar Barcelonën, shkruan Sinjali Sporti.

Barcelona është duke kërkuar pasuesin e Ronald Koeman. Një ndër personat e lidhur me katalunasit, ishte Klopp, që është admirues i presidentit të klubit, Joan Laporta.

Klopp e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për kalimin në “Camp Nou”.

Sipas Sport, kandidati Jordi Farre i telefonoi përfaqësuesit e Kloppit për të parë nëse gjermani do e zëvendësonte Koemanin.

Klopp është trajner i Liverpoolit prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin